Kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur në konferencë për mediat lidhur me Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike dhe mbylljen e procesit të votimit për kandidatët brenda partisë.
Fjala e Berishës
Degët janë burimi kryesor i kandidaturave. Në tërsi kandidaturat nuk kanë qenë të Kryesisë qendrore. Brenda PD kritikat janë normat më konstante. PD ka ca kritik të përhershëm në gjirin e saj.
Ripërtëritja ka fillur siç është e drejtë, kjo parti kthehet te seksioni. Kjo ka filluar ka që dy muaj. Protesta e radhës do të përcaktohet sot ose nesër, demokratët me zor e presin.
Cilido që ndjek Ervin Salianjin i mbyll hesapet me Partinë Demokratike. Ata nuk janë kritik. Këta kanë veprime konkrete kundër partisë. Salianji nuk ka qenë në burg por tjetërkund. Po ai ka qenë i burgosur politk. Çfarë përgjegjësise kam unë që u birësua te Pëllumbi dhe Fania?









