-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dëshmia rrëqethëse nga tragjedia në Greqi: Njerëzit po digjeshin të gjallë

Kryesoret

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Greqi në orët e vona te së martës, ku si pasojë e përplasjes së dy trenave kanë humbur jetën të paktën 36 persona.

Aksidenti ndodhi ne qytezën Tempe afër Larisës, rreth 380 kilometra në veri të Athinës.

Një tren mallrash, u përplas me një tren pasagjerësh në cilin ndodheshin 350 udhëtarë. Si pasojë e përplasjes 3 vagonë të trenit të udhëtarëve shpërthyen në flakë.

Të mbijetuarit rrëfyen momentet e tmerrit që përjetuan, ata thanë se disa pasagjerë u hodhën nga dritaret e vagonëve për të shpëtuar.

“Për 10, 15 sekonda ishte kaos. Përmbysje, zjarr, kabllo të varura, njerëz të bllokuar, xhamat shpërthyen papritur  dhe njerëzit po bërtisnin, kishin frikë. Po digjeshin të gjallë”, rrëfeu për mediat greke një pasagjere.

“Po jetojmë një tragjedi. Po nxjerrim njerëz të gjallë, të plagosur… ka të vdekur. Do të jemi këtu, derisa të mbarojmë, derisa të gjejmë personin e fundit”, tha një tjetër punonjës vullnetar shpëtimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit