NJë tjetër vrasje është regjistruar në Kamëz ku është vrarë një 31-vjeçare në oborrin e shtëpi. Mullai tha se dy ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra tjetrën.
“Në Kamzë, në rrugën “Besëlidhja”, në rrethana ende të paqarta, në oborrin e banesës, është vrarë me armë zjarri shtetasja Etleva Kurti, 31 vjeçe.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për identifikimin e autorit/ëve të dyshuar. Informacion me të detajuar do të japim në vijim” deklaron policia.
Sipas raportimeve të mediave Kurti është vrarë për shkaqe hakmarrje. Gjithashtu raportohet se viktima është vrarë në oborrit e banesës nga tre të shtëna, nga një person i cili është larguar me makinë