-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ia kalon Spanjës e Italisë/ Shqipëria, e treta në Europë për numrin e lartë të kafeneve

Kryesoret

Të rinjtë po ikin, popullsia po bie, numri i bareve po ulet, por sërish në pjesën më të madhe ato janë pothuajse plot gjatë gjithë ditës, duke na bërë një nga shtetet që shpenzojmë më shumë kohë (dhe para) në kafene.

Pavarësisht se biznesi i bar- kafeve nuk është më si më parë, sërish Shqipëria vijon të jetë një nga shtetet me numrin më të lartë të bar-kafeneve në raport me popullsinë.

Të dhënat e Eurostat, që përkojnë me ato të INSTAT, bënë të ditur se në vitin 2020 në Shqipëri kishte 15,577 subjekte që ushtronin aktivitet në “Shërbimin e pijeve dhe ushqimeve”.

Në raport me popullsinë, vendi ka 547 bar-restorante për 100 mijë banorë.

Sipas të dhënave të Eurostat për numrin e subjekteve në aktivitetin e “shërbimit të ushqimeve dhe pijeve” dhe popullsitë përkatëse, të përpunuara nga Monitor, Portugalia është e para në Europë për numrin e lartë të bareve e restoranteve në raport me popullsinë. Në Portugali ka gjithsej rreth 74 mijë bare për një popullsi prej 10.3 milionë banorësh, ose 718 bare për 100 mijë banorë.

E dyta është Greqia, që e ka këtë tregues 709.

Në Shqipëri ka më shumë bare e restorante dhe në krahasim me vende që janë destinacione të njohura turistike, si Spanja (535), apo Italia (451).

Listën e vijojnë Çekia (450), Qipro (428), Kroacia (425). Në raport me mesataren e Bashkimit Europian (332), në Shqipëri ka gati dy herë më shumë bare e restorante. (shiko grafikun: Numri i bizneseve në aktivitetin e pijeve dhe ushqimeve, në raport me popullsinë).

Në Gjermani e vendet nordike duhet të “lodheni” pak për të gjetur një bar, apo restorant, pasi ka më pak se 200 të tilla për 100 mijë banorë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit