-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kam 20 vjet në këtë punë, kurrë më parë nuk më ka ndodhur kështu”/ Zbardhet dëshmia e shoferit të urbanit

Kryesoret

Agron Xhafa është 63-vjeçari që gjendej në drejtimin e autobusit urban të linjës së “Unazës” që përplasi ditën e hënë në mesditë 11 automjete të ndaluara në semafor.

Në kushtet e tronditjes së rëndë, por edhe për shkak të dëmtimeve që ka marrë nga ajo përplasje që për fatin e madh nuk rezultoi fatale, 63- vjeçari është dërguar në spital për mjekim, por edhe për të kryer verifikimin e pretendimeve të tij mbi gjendjen e habitshme të atij momenti.

Atij iu vunë pranga rreth 12 orë pas aksidentit në spital dhe u vu nën akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Ndonëse Policia e Tiranës e njoftoi vetëm ditën e djeshme arrestimin e tij, ai pritet të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë në lidhje me ngjarjen.

Por, burri që drejtonte prej më shumë se dy dekadash automjete ka treguar edhe për policinë se ai nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore që në mëngjes, por i është dashur të dalë në punë.

“Kam mbi 20 vjet drejtues autobusi. Asnjëherë nuk më ka ndodhur një situatë e tillë në timon. Nuk jam ndjerë mirë që në mëngjes”!

Në momentet e para pas aksidentit, shoferi i autobusit nuk ka qenë i ndërgjegjshëm. Punonjësve të policisë që mbërritën në vendngjarje, sipas të dhënave ai ka vonuar edhe tu tregojë emrin. Shoferi Agron Xhafa përfundoi edhe vetë në spital, aty ku hetuesve mësohet se u tha se vuante nga zemra dhe diabeti.

Megjithatë, kartela mjekësore e 63- vjeçarit është sekuestruar dhe pritet që shoferi të bëjë edhe një herë nga e para të gjitha analizat, për parë nëse diabeti qëndron, dhe në cilën fazë është, dhe nëse ka apo jo sëmundje të tjera nga të cilat mund të vuajë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit