Vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera, por Dan Hutra nuk ishte ngopur, pasi 40-vjeçari kishte në shënjestër një person të quajtur Rrahman Sela, të cilin e konsideronte përgjegjës për vdekjen e të atit, diçka që nuk ishte e vërtetë. Për këtë arsye Hutra kishte shkuar në zonën e Sharrës.
Hutra ka blerë molto, ujë dhe dy paketa me cigare dhe ka përshëndetur dy persona që ndodheshin në dyqan, por këta e kanë njohur dhe njoftuan policinë.
Në momentin e ndalimit nga policia Dan Hutra, nuk ka bërë asnjë rezistencë ndaj uniformave blu, por u është drejtuar me fjalët “…nuk kam asgjë me ju, por më lini të vras edhe një sot, Rahman Selën dhe ta mbyll…”.