Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Merrick Garland gjatë raportimit vjetor në Senatin e SHBA, referuar skandalit të McGonigal ka deklaruar se nëse dikush paguan një nëpunës amerikan nga jashtë shtetit, përbën rrezik për sigurinë kombëtare.
Senatori Chuck Grassley iu drejtua Prokurorit të Përgjithshëm Garland duke e pyetur nëse Departamenti i Drejtësisë do të kishte informacion për pagesat e paligjshme nga persona të jashtëm për zyrtarë publikë dhe këto pagesa ndikojnë vendimet e politikave, a përbën një shqetësim për sigurinë kombëtare.
Përgjigjja e Garland ishte se, nëse përfaqësues i një shteti të huaj kërkon të paguajë dikë për të mbështetur atë qeveri në fshehtësi, pa asnjë dyshim që do të ishte një alarm për sigurinë kombëtare të SHBA.
Edhe pse nuk përmendet me emër, pyetja e senatorit Grassley dhe përgjigjja e prokurorit Garland i referohen skandalit “McGonigal” i cili në SHBA vijon të jetë çështja e ditës.