Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një konferencë për mediat deklaroi sot se fakte të reja kanë dalë në dritë me dosjen McGonigal, ku sipas tij përfshihet edhe kryeministri Edi Rama. Berisha foli për lidhje kineze.
“Në këtë mes ndodhet edhe Edi Rama. Në 9 shtator, të vitit 2017 agjenti McGonigal darkon me Ramën në Tiranë në prani të personit B, Dorian Duçkës, këshilltarit më të afërt të tij, që mbante pasaportë diplomatike” tha ai.









