-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndahet çifti? Kiara i hakërrehet Luizit: Nuk të vij kurrë sa të kesh jetën ti!

Kryesoret

Marrëdhënies së Luizit dhe Kiarës duket se po i vjen fundi brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Të paktën kjo gjë është deklaruar nga të dy në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, pas spektaklit, ku dyshja janë sqaruar dhe asnjë nuk ka pranuar të bëjë hapa drejt njëri tjetrit.

E gjitha erdhi pas sherrit dhe incidentit të ndodhur gjatë lojës së vajzave, ku Luizi bllokoi Kiarën në mes të lavamanëve në tualet dhe nuk e linte të dilte, deri sa ajo ti fliste, për të dështuar kështu misionin që u kishte dhënë femrave vëllai i madh.

Kiara i ka kërkuar Luizit të mbajë distancë dhe të ndreqë gjënë që prishi, teksa i ka nënvizuar se ai ende nuk po i kërkon falje. Në një moment, Kiara shprehet se Luizit “duhet t’i vijë turp se një javë pasi takon babain, bën këto skena”.

Kiara: Blloqe do ketë se nëse unë do mërzitem në një moment ti vjen nga mbrapa.
Luizi: Hera e tretë që ma thua, duket sikur mezi pret me e thanë. Tani nuk je me nerva
Kiara: Po përpiqem të analizoj pa emicion brenda
Luizi: Unë normal që do mërzitem kur e thua se është hera e tretë që ma thua. A e kupton që më ka mbet mendja te ajo fjalë?
Kiara: Avash se u mërzite ti nga një fjalë.
Luizi: Po pse ca të dukem unë ty prej hekuri apo akulli?
Kiara: Ti je drama kuin,
Luizi: Për cfarë
Kiara: Mërzitesh e rri gjithë ditën në krevat, më thua ti më ke në dorë mua, më ke në dorë lojën.
Luizi: Po ja pra je duke më kërkuar zgjidh. Më ke në dorë pra.

Kiara: Pse nuk mund ta them mendimin tim?
Luizi: Më ke në dorë se nuk je duke më lënë të lirë, je duke më thënë zgjidh.
Kiara: Ti do një vijë të mesme, shumë bukur le ta lëmë të rrjedhë.
Luizi: E si do rrjedhë?
Kiara: Unë nuk jam me sustë të them po të puth po të përqafoj e kjo gjë kaloi
Luizi:  Kaq e thjeshtë është
Kiara: Nuk e bëj dot, nuk e ndiej ta bëj
Luizi: As e ndien as e do.
Kiara: Unë do shoh si do veprosh, unë s’kam besim.
Luizi: Unë në shtrat do rri s’do luj
Kiara: Aty rri pra, duke ndenjur ti në shtrat unë s’të vij kurrë sa të kesh jetën ti, ta dish këtë gjë.
Luizi: Aty do rri për zotin, le të rrimë ashtu pra deri sa të dalë prej këtu edhe e vazhdojmë jashtë.
Kiara: Vazhdo bëj si kalama. Je 37 vjec dhe thua do rri në shtrat gjithë ditën se ti s’më flet, cohu ore lëviz mundohu ta rregullosh atë gjë që prishe.
Të thashë mba distancën se nuk dua puthje e përqafime, jam akull e ftohtë në emocione.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit