-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në 3 Mars vendoset vula e PD-së! Celibashi: Ja kur do t’i japim lekët për partitë

Kryesoret

Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi u shpreh sot se fondet për partitë politike për zgjedhjet do të ndahen pas 31 marsit, data kur është afati i fundit që subjektet të dorëzojnë raportin financiar.

Pra, kjo sipas tij nuk ka lidhje me dosjen e vulës së PD-së dhe vendimet që pritet që të japë Apeli në 3 Mars.

Shpërndarja e fondeve nuk ka lidhje me lidershipin e PD-së, por qasje në përputhje me ligjin. Fondet do i ndajmë pas 31 marsit, që është data e fundit ku partitë duhet të sjellin raportin financiar për vitin 2022. Partia që nuk sjell raportin financiar nuk përfiton fondet” tha ai.

Këto ditë do të hapim procedurat për pajisjet ose shërbimet teknike për votimin dhe numërimin elektronik”, tha më tej ai.

Celibashi kishte një thirrje dhe për operatorët. “Votimi elektronik, javën tjetër hapet thirrja për operatorët e identifikimit dhe numërimit elektronik. Masa e shpërblimit shkon tek rreth 100 Euro. Besoj që është tërheqëse, sidomos për të rinjtë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit