Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi njoftoi se prej ditës së sotme, pra 1 Mars 2023 do të futet në fuqi rritja e pagave për ushtarakët.
“Rritja e pagës prej 7% për të gjithë ushtarakët nga ushtari bazë deri te gradat më të larta. Niveli mesatar i pagave me këtë vendim është 870 mijë lekë. 7% aplikohet me 30% e vitit të kaluar” tha ai.
“Kjo është një arsye më tepër për të rinjtë që të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura. Nga nesër do të vendoset pika e lëvizshme e rekrutimit, pjesë e reformës” tha ai.