-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherri me armë në Belsh, policia: Ndodhi për shkak të konkurrencës

Kryesoret

Një sherr mes drejtueseve të mjeteve në Belsh ka përfunduar në të shtëna me armë zjarri.

E gjitha nisi pas një sherri të nisur për të ardhurat nga transporti i pasagjerëve, kur 35-vjeçari A.D ka marrë armën e zjarrit dhe dëmtuar mjetin që drejtonte A. T. E më pas menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas 1 orë ndjekje nga Policia e Shtetit ka përfunduar në pranga.

Pas vrasjeve në Tiranë, atentat edhe në Belsh?

NJOFTIMI I PLOTË:

Belsh

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të shtetasit A. T., për arsye konkurrence, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë dhe veprimeve të shpejta hetimore, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga, pas 1 orë ndekjeje, 35-vjeçari.

Si pasojë e të shtënave janë shkaktuar vetëm dëme materiale në autobusin që drejtonte shtetasi A. T. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të një shtetasi tjetër, kanë organizuar menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të stacionit të Policisë Belsh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, pas një orë ndjekjeje, është bërë e mundur kapja dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar, shtetasit A. D., 35 vjeç, banues në Belsh. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të autobusit që po drejtohej nga shtetasi A. T., për motive konkurrence (të ardhurat nga transportimi i pasagjerëve, me autobus). Vijojnë veprimet hetimore, për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit