Skandali i drejtësisë. Mbetet mister si Dan Hutra, që vrau ish kunatën dhe të fejuarën e ish kunatit ndërsa plagosi ish gruan dhe nënën e saj në Paskuqan është liruar nga burgu dy javë më parë. Pas arrestimit për dhunë në familje, ai kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje. Por Gjykata e Apelit ka sqaruar sot në një njoftim për mediat se kjo kërkesë e tij është refuzuar. Tashmë pikëpyetje mbetet se si është liruar Dan Hutra nga burgu?
NJOFTIMI I GJYKATES SE APELIT
Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me zëvëndësimin e e masës së sigurimit “arrest në burg” me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”, ndaj personit nën hetim shtetasit Dan Hutra, i dyshuar për kryerjen e veprëse penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a të Kodit Penal.
Me vendimin nr. 555/1 Akti, datë 09.0.2023 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendosi: -Rrëzimin e kërkesës me nr. 3356/1 Akti, datë 04.01.2023 me kërkues Dan Hutra.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim Dan Hutra, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, zëvëndësimin e e masës së sigurimit nga “arrest në burg” në atë “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”.
Në përfundim të gjykimit, me vendimin nr. 66, datë 14.02.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Irida Kacerja, vendosi:
-Lënien në fuqi të vendimit nr. 3356/1 Akti, datë 09.01.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Për vijueshmërinë e procesit të shtetasit Dan Hutra, në shkallë të tjera të gjykimit, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, nuk ka informacion.
Hap pas hapi! Si i vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera krimineli i tmerrshëm në Tiranë?