-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Subashi nuk ndalet! Pas 1 miliard lekë për karburant, tender me dy flamuj të kuq

Kryesoret

Pas tenderit 1 miliard lekë për naftë dhe benzinë pa garë, bashkia e Fierit me Armando Subashin në krye ka firmosur në 8 shkurt një tjetër prokurim këtë herë jo me një, por me dy flamuj të kuq.

Open Procurement Albania që monitoron tenderat ka vlerësuar me probleme dhe të dyshimtë për korruptiv tenderin e bashkisë Fier, konkretisht Ndërmarrjes së Shërbimeve Rurale për blerje tubo betoni të armuara.

Pas dy flamujve të kuq dyshimi i tretë lidhet edhe me ofertën fituese, 175 milionë lekë (17,598,200,00) rreth dy milionë lekë më pas se limiti i vendosur. Ilir Dervishaj i firmës “Genti 001” është fituesi të cilit bashkia Fier i ka besuar 175 mln lekë.

Për të sqaruar qytetarët në rast të anulimit të tenderave me objekt të njëjtë, ka vend dhe dyshime për të vlerësuar vështirësi apo defekte që kanë bërë të pamundur finalizimin me fitues të procedurës.

Gjithashtu sipas Open Procurement Albania kur prokurimi zhvillohet me një konkurrent te vetëm shpesh këto procedura më shumë se mungesë konkurrence në treg shfaqin opsione të formulimit të kritereve dhe afateve për dorëzim dokument në favor të një kompanie të paramenduar klienteliste. Këto tendera meritojnë të konsiderohen të ekspozuara dhe me risk.

Armando Subashi i Fierit tender 1 miliard lekë pa garë për naftë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit