Një 40-vjeçar në Fier ka humbur jetën gjatë punës në ndërmarrjen e përpunimit të metaleve.
Viktima është me iniciale A.M., njofton policia, duke sqaruar se 40-vjeçari dyshohet të jetë djegur aksidentalisht nga kontakti me njërën prej furrave të pjekjes në këtë ndërmarrje, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.