-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e 3-fishtë në Kamëz, Braçe: Gjykatësit nuk po dënojnë burrat vrasës

Kryesoret

Pas ngjarjeve të rënda që tronditët sot Tiranën me vrasje e 3 grave dhe plagosjen e 3 të tjerave ka ardhur reagimi i deputetit socialist, Erion Braçe.

Për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook Braçe u shpreh se e sheh këtë rast si përgjegjësi te gjykata dhe drejtësia. Sipas tij, gjykatësit nuk po dënojnë burrat vrasës.

“Ditë më të zezë se kjo për vendin, Nuk ka; jo thjesht për gratë, për sistemin që kemi ngritur në 33 vite; Nuk funksionon, është në krahun e burrave vrasës, as ndëshkon e as edukon, thjesht i riciklon të vrasin përsëri; Jo thjesht gratë e tyre, ish gratë që kane patur kurajën t’i shporrin nga jeta si të dhunshëm, por të tjera gra familjare e pa asnjë lidhje veç asaj të gjakut”, shkruan Braçe.

Gjatë postimit të tij ai propozon ngritjen e një strukture të posaçme, vertikale me Policinë, që të merret vetëm me burrat që vrasin gratë.

“Ka ardhur koha që ky takëm burrash që vrasin gra, t’i ndjekë një strukture e posaçme, e përzgjedhur nga radhët e burrave e grave që nuk urrejnë gratë, nuk i japin të drejte kulturës që justifikon burrat e dhunshëm me nënshtrimin e grave;

Një strukture vertikale që nis tek policia e shkon deri në gjykatën më të larte të këtij vendi, e cila ndjek këmba këmbës këta, parandalon, bën drejtësi, pa lënë hapësirë që kriminele ai këta të sotmit të jenë të lire për të vrarë sërish gra e vajza”, shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit