Kreu i LDK deklaroi sot në parlament se me publikimin e marrëveshjes me Serbinë u vërtetuan brengat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Ajo as nuk ishte finale dhe as nuk përmbante njohjen e ndërsjellë në qendër të saj – siç ishte orientimi i institucioneve të Kosovës tash e dy vite, e siç ishte dhe mbështetja ndërkombëtare e kornizuar tash e dy vite – që nga letra e Presidentit Baiden më 7 shkurt të vitit 2021” tha Abdixhiku.
Kreu i LDK ka kërkuar që pika e parë e seancës së sotme të jetë raportimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për takimin që e kishte me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel, më 27 shkurt.