Ditën e djeshme Tirana është përgjakur nga vrasja e 3-fishtë e Dan Hutrës. Hutra kishte vetëm disa ditë që ishte liruar nga burgu pasi ihste arrestuar me akuzën e dhunës ndaj bashkëjetueses së tij Elena Hysa.
Por gjatë shqyrtimit të të dhënave rezulton se ai kishte deklaruar se rezultonte që gruaja e tij ishte shtatzënë 45 ditëshe, ndërkohë që kishte vetëm 28 ditë që ndante shtratin me të.
“Nga OPGJ është pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetimet shtetasi Dan Hutra, i i cili ka deklaruar se nuk ka ushtruar asnjëherë dhunë fizike apo psikologjike ndaj shtetases Elena Hysa.
Sipas tij ata kanë 28 (njëzet e tetë) ditë që kanë ndarë shtratin dhe sipas analizave, ecos rezulton se fëmija është 45 (dyzet e pesë) ditësh.
Kjo është arsyeja që ajo është larguar nga banesa, pasi i ka kërkuar kohë për të njohur atësinë e fëmijës pas disa analizave të tjera, për qartësimin e situatës”-thuhet në dosjen e publikuar.
Related