Pesë adoleshentë janë shoqëruar në komisariat në Burrel pas një sherri mesditën e sotme. M.L., 15 vjeç; A.D., 16 vjeç; L.H., 16 vjeç; K.C., 17 vjeç; R.Z., 17 vjeç, të gjithë banues në Burrel janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje.
Pas një konflikti të çastit mes njëri tjetrit për motive të dobëta, janë konfliktuar me grushte dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar lehtë R.Z dhe A.D. në lagjen “Pjetër Budi”.
Pas kontrolleve, njërit prej të plagosurve me inicialet R.Z. i kanë gjetur dy armë zjarri kallashnikovë dhe 800 fishekë që i kishte fshehur në një vend me barishte, të cilat dyshohej se mund t’i përdorte në këtë konflikt.