-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ishte xheloz dhe u pendua”! Vendimi që i hapi derën e burgut killerit që vrau tre gra

Kryesoret

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimet për të zbardhur të gjitha rrethanat se si është liruar nga burgu Dan Hutra, autori i një masakre të trefishtë më 1 mars në kryeqytet dhe plagosjen e tre femrave të tjera në po të njëjtën ditë.

“5pyetjet.al” ka siguruar dhe publikon vendimin e gjyqtarit Gerd Hoxha që vendosi që të nxirrte nga qelia autorin e krimit të trefishtë.

Por si e argumenton dhe arsyeton gjyqtari dënimin me vetëm 1.6 vite burg të Hutrës që më pas ulet me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar duke e liruar nga qelia?

Pasi dëgjoi palët dhe prokurorinë me akuzën e dhunës në familje, gjyqtari Hoxha thotë se për dënimin e Hutrës 1.6 vite burg ka marrë parasysh disa fakte për autorin që janë;

Autori nuk e kanosi por e kërcënoi gruan për motive xhelozie, por është penduar. I pandehuri dhe viktima (gruaja) presin një fëmijë ndaj të cilit ka detyrime.

I pandehuri rezulton se banon me nënën 74-vjeçe e cila ka probleme shëndetësore dhe duhet të kujdeset për të. Edhe vetë i pandehuri ka probleme shëndetësore.

Viktima (gruaja) ka deklaruar se e ka falur. Dan Hutra ka vetëm 8 klasë shkollë, çka passjell një kuptim jo të qartë të normave shoqërore dhe juridike që rregullojnë marrëdhëniet shoqërore në tërësi dhe ato në familje në veçanti” thuhet në vendimin e gjyqtarit Gerd Hoxha.

Hutra u dënua një vit burg dhe u liria më 16 shkurt pasi mbushej 8 muaj nga arrestimi dhe duke qenë se paraburgimi llogaritet 1.5 në raport me kohë burgimi, atëherë plotësohej 12 muaj vuajtje dënimi dhe kështu gjyqtari Gerd Hoxha e liroi.

“Nuk mbaj kopilin tuaj, e dua kafen në krevat”! Gruaja rrëfen: Si nisi sherri pas darkës (Dëshmia)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit