Në nisje të seancës së sotme, Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje për jetët e tre grave që u prenë në mes nga plumbat e Dan Hutrës ditën e djeshme. “Dështimi për parandalimin e këtij krimi është një alarm për të gjitha institucionet ligjzbatuese” tha Lindita Nikolla në nisje të Kuvendit.