Kryetari i PD-së, Sali Berisha paralajmëroi sot në Kuvend se nëse shumica nuk pranon që të ngrejë komisionin hetimor për dosjen “McGonigal” Shqipëria do të ketë vetëm kaos.
“Skena e këtij parlamenti sot është më e veçanta në tërë historinë e tij. Aty ku është karrigia e kryeministrit, aty qëndron sot McGonigal dhe ai që duhet të ishte aty është iluziv, pasi i ka hyrë lepuri në bark dhe ka një frikë të tmerrshme nga ajo që i ka bërë vetes, nuk e zë vendi, pasi ka kryer krime kombëtare dhe ndërkombëtare.
Mirë është të sillni një barrelë, pasi i ka rënë fuqia te këmbët. Ai sot bëri mirë që nuk doli aty, sepse nuk ka si të paraqitet para shqiptarëve me krimin e shëmtuar. Pa marrë përgjigje 13 pyetje, dhe pa komision hetimor Shqipëria do të ketë, kaos, kaos dhe vetëm kaos” tha ai.