Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka deklaruar se autori i masakrës së një ditë më parë në zonën e Kamzës, ku vrau tre gra dhe tre të tjera i plagosur ka bashkëpunuar me policinë.
Në një deklaratë për media, Vocaj u shpreh se nga autori është marrë e gjithë dinamika e ngjarjes dhe do ti jepet prokurorisë.
“Nga struktura e krimeve të rëndë të policisë së Tiranës mbrëmë është marrë një deklarim i hollësishëm i gjithë dinamikës së ngjarjes së ndodhur dje. Dua të deklaroj para jush se autori i kësaj ngjarje të rëndë ka qenë bashkëpunues me policinë dhe ka treguar gjithë dinamikën. Megjithëse duhet të theksoj që dinamika që kam deklaruar ka qenë në prova të pakundërshtueshme, por autori e ka konfirmuar dhe ka qenë bashkëpunues” tha Tonin Vocaj.