Pas masakrës së Dan Hutrës disa qytetarë kanë dalë ditën e sotme përpara Ministrisë së Drejtësisë për të kërkuar respektim të ligjeve dhe mbrojtje të gruas. Protesta është organizuar nga kolektivi feminist me moton “Boll më!”,
“Kemi të bëjmë me një vrasës që ka kërcënuar gjithë kohës. Si ka mundësi që institucionet kanë dështuar për të mbajtur ato 3 gra që u vranë.
Shoqëria shqiptarë ka dështuar. Ne sot duhet të jemi më të zëshëm. E di që ngjarja ka prekur shumë.
A ka mundësi që ne të flasim më shumë se çfarë ne duhet të bëjmë konkretisht.”, tha një qytetare.”