-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lidhjet e dyshimta dhe shkurti i artë për “Kacdedjan” me 500 mln lekë tendera problematikë

Kryesoret

Kompania e ndërtimit “KACDEDJA” e cila menaxhohet nga Skënder Kacdedja bashkë me Ervis Malajn është një nga të preferuarat e bashkive socialiste, por jo vetëm. Kjo kompania ka fituar disa tendera nga Tirana, në Kamëz e Mat, por që janë konstatuar me shkelje nga institucionet e monitorimit të tenderave publikë.

Nga një analizë e thjeshtë rezulton se vetëm në muajin shkurt kjo kompani ka fituar dhe lidhur kontrata për katër tendera problematikë me vlerë 493 milionë lekë, dy në Tiranë nga Erion Veliaj dhe dy në Mat nga Agron Malaj. E përbashkëta e këtyre tenderave është fakti që të katërt janë me probleme.

Në fillim të shkurtit, konkretisht në datë 3, “KACDEDJA” shpallet fituese e tenderit për rikonstruksionin e Tregut Industrial Burrel, vlera 69 milionë lekë. Por në mungesë totale konkurrence dhe thuajse në 100% të fondit limit.

Në datë 10 shkurt kjo kompani fiton edhe tenderin e dytë në këtë bashki. 27 milionë lekë për ndërtimin e rrugës te varrezat e qytetit – fshati Batër e Vogël, Bashkia Mat. E njëjta skemë, tender i dyshimtë, i fituar në limite të 100%.

Oreksi vjen duke ngrënë dhe vulën e vendos në Tiranë. Po në datë 10 shkurt lidhet kontrata me bashkinë e Tiranë për tenderin për rikualifikimin urban të zonës te “Kodra e Diellit”. 160 milionë lekë pa TVSH për rikualifikimin urban të një zone e cila është ndërtuar vitet e fundit.

Dhe qershia mbi tortë ishte tenderi sërish nga bashkia e Tiranës në 24 shkurt 237 milionë lekë për ndërtimin dhe rikonstruksionin e tregut agroushqimor të Tiranës i kapur si problematik.

Katër tendera, të gjithë të kapur me shkelje për mungesë gare dhe dy thuaje në fondin limit. Megjithatë dy bashkitë janë treguar shumë bujare me Skënder Kacdedjan.

Veliaj i jep 230 milionë lekë oligarkut të tenderave

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit