Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka publikuar planin e masave me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit të opozitës që do të zhvillohet nesër në orën 12:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Policia njofton qytetarët se duke filluar nga ora 06:00 e datës 03.03.2023, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, në rrugët e poshtëshënuara:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.
Gjithashtu, në këto rrugë, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve, nga ora 10:00 e datës 03.03.2023 deri në përfundim të tubimit. 1300 policë pritet që jenë në gatishmëri.