-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të afërmit e Etleva Kurtit: Dan Hutra duhet varur

Kryesoret

Ditën e sotme 31-vjeçarja Etleva Kurti e cila u vra nga Dan Hutra në Kamëz është përcjellë për në banesën e fundit në fshatin e saj të lindjes Gurrë e Vogël në Mat.

Ndërkohë familjarët që jetojnë ende këtu shprehen të tronditur dhe kërkojnë ndëshkimin maksimal për 40-vjeçarin. Mehmet Kurti është shprehur për mediat se e reja ishte një viktimë e paralajmëruar, ndërsa shteti nuk ka reaguar.

Ngjarja mos i raft kujt. Kjo që i ka rënë Petrit Kurtit, të lërë  dy vajza dhe bashkëshortet në Kamëz të Tiranës për halle të veta, dhe ajo është vrarë. Të vritet një femër në mënyrë të pafajshme, femra lahet me 7 meshkuj. Me kanunin e Lekë Dukagjinit. Ajo që i ka ranë vëllait tim mos i rëntë kujt.

Perderisa jam rrit me të, unë vëlla e kam. Petrit Kurti sot nuk është në varrim të vajzës vet, për arsye që nuk po i përmend. Por sot me atë që ka bërë Dan Hutra qoftë edhe djali im, apo vëllanë im, ai duhet dënim jo i përjetshëm, por duhet varur për këmbë.

Dan Hutra me vajzën nuk ka pasur asnjë lloj marrëdhënie. Ka qenë në burg me Vladimir Kurtit, janë rrahur dhe copëtuar atje. Ai ka pas rreshta me dal prej burgu, djali i kushëririt tim është me burgim të përjetshëm. Ai i ka thënë se kur të dal prej burgu kam për të të vrarë të gjithë familjen.

Shteti ka fjet gjumë dhe shkoi e vrau një vajzë 32-vjeçare, në shkallët e derës së shtëpisë. E ëma ka qenë duke punuar pas kopshtit. Janë rrahur në burg dhe puna arriti deri këtu. Fisi Hutraj sipas kanunit, një femër lahet me shtatë meshkuj. Shteti mund të bëjë punët e tij, por të tjerët që janë pas atij do ta marrin parasysh. Këtu nuk ka ligje”, tha thënë ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit