Dan Hutra në dëshminë e tij para autoriteteve është shprehur se ka emigruar në Gjermani dhe kur është kthyer, i kishte dhënë ish-të dashurës Marjana Gurakuqit 80 mijë euro që t’i ruante, por sipas tij, kjo e fundit i kishte thënë se lekët i kishte prishur dhe se ishte martuar. Hutra deklaroi se e ka goditur disa herë me thikë dhe më pas është larguar.
“Në fillim shkova tek Marjana Gurakuqi, të cilën e kam pasur të dashur 15 vite më parë. Unë atë e kam dashur shumë dhe e kam besuar për çdo gjë. Më pas, kam ikur në Gjermani dhe u ktheva me 80 mijë euro, qe ia dhashë Marjanës në mirëbesim që të mi ruante. Kur erdha nga Gjermania, ajo më tha se ishte martua dhe lekët nuk i kishte më.
Pastaj i kërkova disa herë që të më kthente shumat e parave, por ajo nuk e bëri. Për këtë shkova që ta vras, e kam goditur disa herë me thikë dhe kam ikur. Më pas jam nisur për në banesën e Elenës. Doja ta vrisja sepse unë i kërkova disa herë që të bënte ADN e fëmijës, edhe nga burgu i kisha dërguar mesazhe, por ata nuk pranuan.
Pasi shkova në banesë kam qëlluar me thikë dhe me armën që kisha me vete. Unë ika më pas për në banesën e Vladimir Kurtit, me të pata konflikte dhe e kisha paralajmëruar se do i bëja diçka të afërmve të tij. Në banesë gjeta një vajzë që e pyeta se kush ishte dhe çfarë e kishte Vladimirin, kur më tha se e kishte vëlla, e qëllova atë me armë”, thuhet ndër të tjera në dëshminë e tij.