-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vendet që kanë vënë kufizime ndaj rrjetit TikTok

Kryesoret

Këtë javë Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja lëshuan urdhëra për ndalimin e përdorimit të rrjetit TikTok një pajisjet qeveitare, ndërsa janë shtuar shqetësimet për sigurinë kibernetike dhe privatësinë që paraqet aplikacioni i ndarjes së videove. Por cilat janë vendet dhe rajonet që kanë vënë kufizime ndaj rrjetit TikTok apo e kanë ndaluar përdorimin e tij?

INDIA
Në vitin 2020 India bllokoi tërësisht përdorimin e rrjetit TikTok dhe disa aplikacioneve të tjera kineze përfshirë aplikacionin e mesazheve WeChat.

TAJVANI
Në dhjetor të vitit 2022, Tajvani ndaloi përdorimin e rrjetit TikTok në sektorin publik pasi Byroja Federale e Hetimeve paralajmëroi se rrjeti kinez përbënte rrezik për sigurinë kombëtare. Pajisjet qeveritare nuk lejohet të përdorin programe kompjuterike kineze, përfshirë aplikacionet si TikTok, Douyin, Xiaohongshu.

SHTETET E BASHKUARA
Shtetet e Bashkuara thanë këtë javë se agjencitë qeveritare kanë një afat 30-ditor për të fshirë aplikacionin TikTok nga pajisjet qeveritare, si rezultat i shqetësimeve të sigurisë për të dhënat e përdoruesve. Ndërkohë, disa ligjvënës amerikanë po kërkojnë që aplikacioni të bllokohet në mbarë vendin.

KANADAJA
Pas Uashingtonit, Kanadaja njoftoi të hënën se pajisjet e lëshuara nga qeveria nuk duhet ta përdorin rrjetin TikTok, duke thënë se paraqet një rrezik “të papranueshëm” për privatësinë dhe sigurinë. Pajisjet qeveritare nuk do të mund ta shkarkojnë aplikacionin në të ardhmen.

BASHKIMI EVROPIAN
Parlamenti Evropian, Komisioni Evropian dhe Këshilli i BE-së, tre organet kryesore të bllokut, kanë vendosur ndalimin e aplikacionit në pajisjet qeveritare. Njoftimi i Parlamentit Evropian për ndalimin futet në fuqi më 20 mars, ndërsa u ka rekomanduar ligjvënësve dhe punonjësve që të fshijnë aplikacionin nga pajisjet e tyre personale.

PAKISTANI
Autoritetet pakistaneze kanë ndaluar përkohësisht aplikacionin TikTok të paktën katër herë që nga tetori i vitit 2020, duke përmendur shqetësimet se aplikacioni nxit përmbajtje imorale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit