Teksa rreth 1000 protestues nga Vlora po përgatiten për tu nisur drejt Tiranës për protestën e thirrur nga Sali Berisha, policia e shtetit është në gatishmëri.
Burime bëjnë me dije se ka kontrolle në hyrje të autostradës Levan-Vlorë për automjetet që largohen drejt Tiranës, kontrolle për sende të forta, mjete prerëse apo armë. Gjithashtu kontrolle ka edhe për personat në kërkim.
Sot vendimi i gjykatës dhe protesta e opozitës, rrugët që do të bllokohen nga ora 10:00!
Sot do të jepet vendimi për vulën e partisë më të madhe opozitare në vend nëse do të jetë në duart e Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës. Gjykata e Apelit do të vendosë mbi ankimimin e Alibeajt ku kërkohet rrëzimi i vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e kuvendit të Berishës të 11 dhjetorit 2021 si legjitim.
Po në këtë ditë, ish kryeministri ka thirrur protestë kombëtare por sipas tij nuk ka të bëjë me vendimin e gjykatës por me rrëzimin e qeverisë Rama. Teksa protesta kombëtare e thirrur para kryeministrisë do të nisë në orën 12:00, rrugët do të bllokohen nga ora 10:00 deri në fund të tubimit.