Në Romë, Mynih dhe Londër, një familje i duhen rreth 16 vite të bëhet pronare e një shtëpie. Në qytetet si Vjena apo Madridi, i duhen 11,1 deri 11,3 vjet.
Sipas të dhënave të Numbeo për renditjen e 23 qyteteve të përzgjedhura nga “Monitor” për treguesin e përballueshmerisë për blerjen e një apartamenti, Tirana ka çmimet më të shtrenjta pas kryeqytetit të Serbisë dhe Parisit.
Sipas këtij indeksi, në Tiranë duhen 18,7 vite të ardhura për të blerë një banesë, ndërsa në Budapest duhen 14,8 vite, në Zyrih 12 vjet, në Vjenë, 11.1 vite, në Amsterdam 9.5 vjet dhe në Bruksel, 6.5 vjet.
Për qytete si Majami në SHBA duhen 5.3 vite dhe për të blerë një shtëpi në Dubai, 3.7 vjet. Në Tiranë, një apartament me sipërfaqe 100 m² në afërsi të qendrës nis me vlerë nga 100,000 euro
Për shkak të të ardhurave të ulëta një familje shqiptare i duhet më tepër vite për t’u bërë pronar i një shtëpie, krahasuar me qytetet kryesore europiane. Më i shtrenjti në rajon është Serbia, ku duhen 20 vite për t’u bërë pronar shtëpie.
Në rajon, qyteti ku familjeve u duhet më pak vite të ardhura për të blerë një apartament është Zagrebi dhe Shkupi. Ndërkohë, në Athinë, ku çmimet kanë rënë ndjeshëm që pas krizës që rrezikoi daljen e vendit nga euro, duhen 13.9 vjet për të blerë një shtëpi dhe në Selanik, 11.8 vjet.
Në Europë më i shtrenjtë se Tirana është Parisi dhe Milano. Në Paris një familje i duhen 19.8 vjet për të blerë një shtëpi dhe në Milano, 18.8 vjet. Ndërsa qyteti më i lirë europian për të blerë një shtëpi është Udine në afërsi të Romës. Në këtë vend nevojiten 5.1 vite./monitor