-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthimi me tritol në mobilierinë në Fushë-Krujë, të zotët “thyejnë heshtjen”

Kryesoret

Pronarët e godinës ku ndodhi tritoli një natë më parë në Fushë-Krujë janë marrë në pyetje. Mësohet se ata kanë deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt.

Ndërkohë të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe qiraxhiu që ka marrë me qira godinën që e shfrytëzon ambientin për mobilerinë. Ai ka deklaruar se nuk ka konflikte personale apo familjare me askënd.

Si u munduan autorët të shmangnin kamerat e sigurisë? Detaje nga shpërthimi në Fushë-Krujë

Pisa kryesore që po hetohet për vendosjen e tritolit është konkurrenca mes bizneseve në zonë. Dëmet janë të konsiderueshme, por fatmirësisht për bizneset ngjitur me mobilerinë kanë qenë të vogla.

Godina ishte marrë me qira nga Desar Çangu nga Larushk, i cili është vëllai i dhëndrit të pronarit të ndërtesës, Bujar Caraci.

Ndërsa, lënda eksplozive është vënë pas objektit, me qëllim që autorët të shmangnin kamerat e sigurisë. Sa i përket, të dyshuarve për shpërthimin, policia nuk ka ende një njoftim zyrtar.

Sipas njoftimi të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40 në ambientet e jashtme të një mobilerie të marrë me qira nga shtetasi D. C., banues në fshatin Larushk.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit