-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thyen arrestin e shtëpisë, arrestohen dy korçarët

Kryesoret

Policia e Korçës ka arrestuar A.B 35 vjeç dhe S. H 41 vjeç pasi ishin dënuar me arrest shtëpie por nuk janë gjetur në banesat e tyre në momentin kur policia ka shkuar për të kryer kontroll.

Njoftimi i policisë: 

U larguan nga banesat përkatëse, në cënim të masës së sigurisë të caktuar për krime në fushën e narkotikëve, vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll, arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A. B., 35 vjeç, banues në fshatin Baban, Devoll;
– S. H., 41 vjeç, banues në Bilisht.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesat e tyre, nuk janë gjetur aty, duke thyer kështu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për secilin prej këtyre shtetasve, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit