54 vjeçari, Lefter Brisku i cili u rrah brutalisht nga një 22-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në spitalin e Traumës.
I riu Bjorsi Shushari ushtroi ndaj tij pasi e kapi duke vjedhur pula gjatë orëve të natës.
Fillimisht Brisku u dërgua në spitalin e Beratit për të marrë ndihmë mjekësore por pasi gjendja e tij shëndetësore u rëndua, u transportua me urgjencë drejt spitalit të Traumës ku ndërroi jetë mbrëmjen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur mesnatën e 25 shkurtit kur 54 vjeçari, Lefer Brisku tentoi të hynte në ambientet e pronës së familjes Shushari për të vjedhur dy pula.
Në atë moment është kapur nga i riu Bjorsi Shushari i cili e ka dhunuar brutalisht duke i shkaktuar fraktura të shumta në kokë të cilat më pas i shkaktuan edhe vdekjen.