Mbrëmjen e sotme rreth orës 18:40 ka ndodhur një aksident në Durrës. Një automjet ka përplasur një 7-vjeçare.
Bëhet me dije se vajza 7-vjeçare ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa shoferi 30-vjeçar me inicialet I.B. është shoqëruar nga policia në Komisariat
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.