“Ervis Martinaj përdorte për të komunikuar aplikacionin Telegram, por ishte përdorues edhe i profilit ‘King Simba’ në rrjetin social Instagram, me foto profili luanin e tij”. Kështu ka deklaruar në dosjen hetimore vajza që u mor në pyetje për kontaktet që kishte me mbretin e lojërave të fatit para zhdukjes.
Ndërkohë që Jeton Lami, ish-efektivi policisë që u arrestua në gusht me akuzën e shpërdorimit të detyrës pasi arratisi me makinë biznesmenin e basteve u la në burg edhe nga Gjykata e Lartë. Sot u zbardh vendimi.
“Më rrezikohet jeta”! Pse është trembur polici që arratisi Vis Martinajn?
Më 5 gusht të vitit të kaluar, Jeton Lami drejtonte një automjet Audi-A8 me targa të huaja dhe ka shoqëruar të shumëkërkuarin nga Tirana në drejtim të një hoteli në Durrës, ku Martinaj kaloi natën me një vajzë që mban kurorën e miss Shqipërisë.