-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Golashënuesi më i mirë në historinë e Liverpool, Salah: Do të pi një kamomil për të festuar

Kryesoret

Liverpooli mposhti sonte Manchester United në Anfield me një spektakël golash ku protagonist i 2 prej 7 golave ishte Mohamed Salah.

Gjatë kësaj ndeshje ai u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Reds në Premier League.

Mirëpo, “Faraoni” i Merseyside pas ndeshjes ka folur për përulësinë që duhet të tregojnë ai dhe shokët e skuadrës, duke komentuar se ai vetë do ta festojë arritjen e tij duke pirë një…kamomil.

“Është diçka e veçantë, nuk mund të gënjej. Unë e kam ndjekur këtë rekord që në sezonin tim të parë dhe e kam marrë sot, pas këtij rezultati kundër Manchester United. Do të shkoj në shtëpi, do të festoj me familjen time, do të pi një kamomil dhe do të fle”, tha fillimisht egjiptiani.

Duhet të jemi të përulur dhe të fitojmë më shumë ndeshje. Nuk jemi në pozicionin që do të dëshironim, por kjo fitore mund të na japë shtysë për të vazhduar kështu,” tha ai më pas.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit