Në vitin 1999 familja e Dan Hutrës, killerit që vrau në datë 1 mars tre gra dhe plagosi tre të tjera ishte zhvendosur nga Kukësi në Durrës. Atë kohë Dan Hutra ishte 18 vjeç dhe familja ishte e bashkuar me tre motra dhe tre vëllezër.
Por ngjarja që ndryshoi rrjedhën e jetës ishte vrasja e të atit, babait të Dan Hutrës, nga nipi i tij në vitin në 1999. Sherri mes tyre dyshohet se nisi për një kalë në periferi të Durrësit dhe u mbyll me plumba.
Historiku i arrestimeve dhe dënimeve të autorit
20 maj 2003
Mban peng dhe tenton të përdhunojë kunatën e nënën e saj në Devoll
10 dhjetor 2007
Vret me thikë bashkëshorten 22-vjeçare
7 dhjetor 2021
Arrestohet për vjedhje banesash në Durrës
1 shkurt 2022
Arrestohet në Durrës duke tentuar të vjedhë një banesë
16 qershor 2022
Arrestohet pasi dhunoi e kërcënoi bashkëjetuesen e familjen e saj
1 mars 2023
Vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera
Flasin për “5pyetjet.al” gjyqtarët e Dan Hutrës: Po të më shihte, do të më vriste