Vrasësi serial Dan Hutra, i cili më datë 1 mars ekzekutoi tre gra si dhe plagosi tre të tjera u la dje në burg pa afat. Në dëshmi ai tregoi njohjen që pati me Elena Hysën, vajzën në banesën e të cilës ekzekutoi motrën e saj Mevlute Hysa 30 vjeçe si dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, të fejuarën e kunatit.
Sipas dëshmisë së dhënë nga Hutra, ai dhe Elena Hysa janë njohur në maj të vitit 2022. Më pas lidhja mes të dyve shkoi drejt celebrimit, ku pas njohjeve familjare u mbajt dhe dasma në 2 qershor të vitit të shkuar.
Hutra sqaron se disa ditë pas dasmës, ai dhe Elena mësuan se ishin në pritje të një fëmije. Problemet filluan një ditë pasi nuk e gjeti në shtëpi. Hutra sqaroi se vrasjet i planifikoi gjatë kohës që ishte në burg dhe se po mbahej aty padrejtësisht.