-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me shpejtësi dhe duke kryer manovra të rrezikshme, gjobitet 28-vjeçari në Fier

Kryesoret

Policia e Fierit ka gjobitur një 28-vjeçar për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 28-vjeçari me inicialet A.F u gjobit me 40 mijë lekë gjobë pasi po qarkullonte me shpejtësi duke kryer manovra të rrezikshme në zonë urbane.

Njoftimi i policisë:

Fier/ Qarkulloi me shpejtësi dhe kreu manovra të rrezikshme, në zonë urbane, ndëshkohet me masë administrative 40 000 lekë, drejtuesi i automjetit.

Menjëherë pas publikimit të një video-je në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti që leviz me shpejtësi tej normave të lejuara dhe kryen manovra të rrezikshme në një zonë urbane, shërbimet e Policisë Rrugore të Fierit kanë bërë të mundur lokalizimin e automjetit që shfaqej në video, si dhe kapjen e drejtuesit të tij, shtetasit A. F., 28 vjeç.

Për kundërvajtjen e kryer, si dhe për errësimin e xhamave tej normave të lejuara, konkretisht për shkelje të neneve 137 dhe 139 të Kodit Rrugor, ndaj shtetasit A. F. u vendos masa administrative 40 000 lekë të rinj.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe garantimin e sigurisë rrugore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit