-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Petkoviç: Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën

Kryesoret

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën dhe Metohinë, Petar Petkoviç duket se nuk i kanë pëlqyer deklaratat e bëra nga zëvendës kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Petkoviç është shprehur se Bislimi në mënyrë të gabuar dhe keqdashëse po e interpreton gatishmërinë e Beogradit për dialog me Prishtinën si gatishmëri të Serbisë për ta njohur Kosovën.

“Beogradi është i përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën dhe krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm për zhvillim ekonomik të të gjithë rajonit, por që kurrë nuk do ta njohë Kosovën dhe shpalljen e saj të njëanshme dhe të paligjshme. Dhe kurrë nuk do të pajtohet me anëtarësimin e saj në OKB,” u shpreh ai.

Bislimi me anë të një interviste kishte deklaruar sot se Greqia duhej ta njihte Kosovën pasi që Serbia ishte zotuar për një gjë të tillë.

“Vetë fakti se po kërkojnë ndryshimin e qëndrimit të disa shteteve mos-njohëse, Kurti dhe Bislimi po e keqpërdorin dialogun për normalizim të marrëdhënieve për ta destabilizuar më tej rajonin, por edhe për të treguar se sa keqdashës dhe të pasinqerta i kanë synimet,” shtoi më tej Petkoviç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit