Nga problemet me dhunën apo abuzimet, deri te mungesa e angazhimit në martesë dhe ftohja nga emigracioni, të gjitha këto arsye vijojnë të qëndrojnë si shkaqe të divorceve në vend. Av. Greta Çullhaj pohon se, ndonëse vëmë re ulje të shifrave, problematikat vijojnë të mbeten…
Niveli i divorceve në vend është rritur vazhdimisht në vitet e fundit, duke arritur pikun në 2019, me 26 divorce për 100 martesa. Në përvojën tuaj, cilët janë faktorët kryesorë që çojnë në divorc?
Në vend janë kryesisht këto arsye që ndikojnë në divorc: abuzimi fizik, problemet financiare, pabesia apo tradhtia dhe konfliktet mes tyre, ose me familjarë të përfshirë.
Fuqizimi i grave ka rritur numrin e divorceve, sepse nuk e kanë më të vështirë ekonomikisht të ‘mbijetojnë’ pas martese, ashtu sikurse edhe opinioni që dikur i rëndonte, tani nuk përbën problem madhor.
Faktor tjetër është mungesa e angazhimit në martesë dhe dhënia e kontributit të përbashkët për mbarëvajtjen e martesës dhe familjes.
Emigracioni, për shkak të problemeve ekonomike, është një faktor i cili në disa raste, për shkak dhe të largësisë së çiftit për një kohë të gjatë, thyen marrëdhënien e besueshmërisë, krijon konflikte, mosmarrëveshje dhe çon në divorc.
Të marra së bashku, çdo arsye për divorc lidhet me ekonominë, janë të pashmangshme…lexo KETU lajmin e plotë.