Qëndresa vazhdon. Prej më shumë se 5 muajsh, banorët e Bërxullës, tokat e të cilëve preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, sërish kanë protestuar sot, pasi nuk bien dakord me çmimin që u ofrohet për të kompensuar pronën e tyre.
Në shenjë protestë disa prej tyre kanë bllokuar rrugën që të çon në drejtim të Rinasit. Nuk kanë munguar as sot tensionet me efektivët e policisë.
Ata shprehet se do të mbrojnë pronat dhe se nuk do të lejojnë firmën ‘Gener 2’ që të futet në tokat e tyre, pa arritur më parë një marrëveshje me to.
“Nuk kam për ta lëshuar tokën dhe shtëpinë. Le të vijë firma, por nuk do ta lejojmë. Kam 20 vite që jetoj unë.
Shtëpinë e kam me certifikatë, shtëpinë në proces legalizimi. Duam vetëm çmimin e tregut, asgjë tjetër” thanë disa nga banorët.
Një tjetër banore tha se janë kërcënuar nga firma “Gener 2”. “Erdhi pronari i Gener 2 dhe na tha aty ku e kemi piketuar ne, ju nuk shkelni. Na kërcënoi” tha një tjetër banore.