Ylli portugez, Cristiano Ronaldo përveç talentit të tij në fushë njihet edhe për zemrën e madhe pasi shpesh herë dhuron donacione për personat në ndihmë.
Kësaj here ai ka dërgoi ndihma humanitare në Turqi dhe Siri, dy vendet e goditura së fundmi nga tërmeti që la të vdekur më shumë se 50,000 njerëz.
Ylli portugez dërgoi një aeroplan plot me gjëra të cilat janë të rëndësishme për një jetesë bazike në Turqi dhe Siri për të ndihmuar viktimat e tërmetit që goditi disa javë më parë.
Sipas “Daily Mail”, Ronaldo ka dërguar tenda, jastëkë, batanije, shtretër dhe ushqime, përfshirë për foshnjat dhe fëmijët, si dhe furnizime mjekësore për të ndihmuar ekipet në terren.
Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që 38-vjeçari i del në ndihmë njerëzve në nevojë.
Së fundmi, saktësisht të premten, ai takoi një të ri sirian që ëndërronte ta takonte sulmuesin e njohur.
Ai i mbijetoi tërmetit dhe u ftua në Arabinë Saudite për të parë nga afër një ndeshje të Al-Nassr, skuadrës ku aktivizohet CR7 momentalisht.