Banorët dhe policia e Pogradecit kanë shpëtuar sot një 40-vjeçare me inicialet S.K. pasi rreth orës 17:45 është hedhur nga ura në liqenin e Pogradecit.
40-vjeçarja pasi është nxjerrë nga uji është transportuar menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.