Mbrëmjen e ditës së sotme ka ndodhur një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “5 Maji” në Tiranë.
2 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën ku për pasojë janë plagosur disa persona. Ende nuk dihet numri i të plagosurve apo detaje nga gjendja e tyre shëndetësore.
Dy ambulanca kanë marrë të plagosurit dhe i kanë dërguar tek Spitali i Traumës. Pritet njoftim zyrtar nga Policia e Tiranës në lidhje me aksidentin e ndodhur.