Pas 7 orësh mbledhje, Enkelejd Alibeaj i ka bërë thirrje për bashkimin e demokratëve për zgjedhjet e 14 majit.
“Jemi në një situatë parazgjedhore. Kolegji i kryetarëve është institucion statutor dhe në fushata zgjedhore marrin një forcë konsultuese deri në kufijtë e vendimmarrjes.
Unë kam propozuar që gjeti mirëkuptim te kryesia dhe grupi parlamentar është që vendimi i Apelit nuk përbën kurrsesi një moment triumfi apo fitimi, nuk po e bën një moment revanshi. Është moment i ngarkimit me përgjegjësi historike që besoj është moment i mirë për të rimarrë energji të reja për rritjen dhe fitoren. Jam i vetëdijshëm dhe jam i kënaqur që gjeta po të njëjtën konsideratë dhe nga kryesia e grupi parlamentar që bashkë me demokratët pa dallim, me zgjedhësit tanë e shqiptarët dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët strategjikë të ruajmë e të cojmë më tej orientimin euroaltantik të PD, një nga elementët kryesorë të ekzistencës. Fokusi kryesor nga sot e tutje janë zgjedhjet e 14 majit,
PD e ka detyrim që të jetë e fokusuar te 14 majit. 3 janë çështjet kryesore që ju propozova: