-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dokumenti i publikuar për Kosovën nga media serbe, Biserko: Është spekulim

Kryesoret

Gjatë ditës, mediumi serb “Nova” publikoi një dokument në bazë të burimeve diplomatike, në të cilin theksohej mënyra se si do të vihej në zbatim neni 4 i marrëveshjes evropiane, i cili parasheh moskundërshtimin e Serbisë për anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Po provohet që të gjendet një zgjidhje për kundërshtimin e Serbisë për t’u pajtuar për pranimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë OKB-në, që po interpretohet si njohje de fakt e pavarësisë,” shkroi Nova.

Por ky raportim i Nova-s, i duket çështje spekulative zonjës Sonja Biserko, që është kryetare e Komtitetit të Helsinkut për të drejta të njeriut.

“Duket se kjo tezë mund të shtyhet përpara nga Qeveria serbe, për shkak të reagimit të publikut tonë kundrejt marrëveshjes evropiane, që ka përkrahjen e plot të SHBA-së. Ndoshta Rusia dhe Kina janë prapa saj dhe për arsyet e tyre, ata kanë një problem për të lejuar Kosovën t’i bashkohet OKB-së. Për Rusinë, konflikti i ngrirë është një mundësi për të qenë një faktor relevant në regjion,” tha Biserko.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit