Ethet dhe interesat e kandidimit mbrëmjen e djeshme u lanë vendin grushteve në Mirditë. Incidenti ndodhi gjatë një takimi të kryetarëve të degëve të PS-së në njësitë administrative që kanë kundërshtuar kandidimin e Ndrec Dedës për një mandat të tretë.
“Je i konsumuar. Mbështetja në popull të ka rënë. Prandaj nuk duhet të kandidosh më. Hap krahun” mësohet se tha njëri prej drejtuesve të degëve të PS-së në mbledhje.
Kaq mjaftoi që të niste debati që vazhdoi me fyerje dhe ofendoi duke përfunduar te grushtet. Takimi është ndërprerë me ndërhyrjen e policisë. Selia e PS-së në Tiranë deri tani ka heshtur për atë që ndodhi në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste në Mirditë.