I ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo, Sekretari për çështjet e diasporës në Partinë Demokratike të Berishës dhe anëtari i Kryesisë së grupit të Rithemelimit, Indrit Hoxha, duke folur për faktin se cilën PD do të regjistrojë për zgjedhjet vendore KQZ, u shpreh se askujt nuk i intereson kjo gjë.
Indrit Hoxha në “5 Pyetjet”: Rama propagandë për ta nxjerrë opozitën keq në zgjedhjet e 14 Majit!
Ai u shpreh se është bërë një gabim fatal që opozita nuk u fut në zgjedhjet e fundit vendore.
“Qytetarët e Vorës, por edhe gjithë Shqipërisë nuk duan t’ia dinë fare se kë do të regjistrojë KQZ. Si do ti qeverisim ne bashkitë e vendit. Kemi bërë një gabim fatal që nuk morëm pjesë në zgjedhjet e fundit.
PD ka një Kuvend që është mbajtur në 11 tetor, ka një referendum me 44 mijë votues që kanë shkarkuar kryetarin e asaj kohe, Lulzim Basha. Ka një vendim ku u zgjodh kryetari i PD, Sali Berisha.
Si mund të figurojë kryetar partie dikush që ka dhënë dorëheqjen? Ose është mashtrues, ose është vegël e Edi Ramës.”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij Indrit Hoxha.